
Konferenca në sallën e qëndrës burimore u hap nga fjalimi i drejtoreshës znj. Keti Qirinxhi e me rradhë përshëndetën pjesëmarrësit, Kryetari i Bashkisë Korçë Z. Sotiraq Filo, përfaqësues nga komuniteti i prindërve, ish nxënës, etj. I pranishëm në këtë aktivitet zv.kryeminisitri i shtetit z.Niko Peleshi, përgëzoi punën e mirë dhe iniciativat e bukura të ndërmarra nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës Raqi Qirinxhi, si model për Korçën dhe për shkollat në gjithë Shqipërinë.
Në mbyllje të aktivitetit u dhuruan 200 Kartat Rinore Evropiane për nxënësit e shkollës, të mundësuara nga projekti IADSA “Shkolla Qendër Komunitare”, të vlefshme në shqipëri dhe 37 vënde të Evropës, për të gjithë të rinjtë e moshës 14-30 vjeç.
Për të ftuarit dhe nxënësit, u shtrua një bufe.







